Juristët: Kundërkushtetues vendimi i Qeverisë për lëvizjen e lirë
Qeveria nuk mund të kufizojë lëvizjen e lirë të qytetarëve po konsiderojnë juristët.
Juristi Besnik Berisha e sheh jokushtetues vendimin e marrë nga ekzekutivi të hënën.
"Gjendja e jashtezakonshme dhe kufizimi i lirise se levizjes me vendim te qeverise eshte antikushtetuese. Qytetaret s'kane asnje detyrim me i zbatu vendimet antikushtetuese dhe askush nuk mund te penalizohet per kete.
Per me teper, as policia dhe organet e sigurise nuk duhet ta zbatojne vendimin antikushtetues sepse bejne veper penale.
Mjafton nje lexim i shpejt i nenit 56 te kushtetutes dhe do kuptoni se:
Neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]
1. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna.
2. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash", ka shkruar ai.
Një mendim të tillë e ka shprehur edhe Ehat Miftaraj.
"Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme me vendime administrative është kundër kushtetuese.
Tash po caktoni masa të gjendjes së jashtëzakonshme ama emrin nuk po doni me pas gjendje e jashtëzakonshme.
Liria e lëvizjes kufizohet vetëm në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme.
Kjo qeveri as edhe një jurist të hajrit se ka, ose ka po ligjet, procedura dhe shteti i së drejtës janë vetëm teori dhe nuk zbatohen në praktikë.
Mjerim, marre dhe marrëzi totale. E keni hup kontrollen totalisht. Amatera", ka shkruar ai.























