22:49 / 23.03.2020
Nga burgu i Lipjanit ikin dy të mitur
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 20:30, të miturit me masë edukative, A. R, viti i lindjes 2003 dhe B. T viti i lindjes 2002 janë larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur).
A. R, kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë.
B.T, kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor.
Për rastin është njoftuar edhe policia.























