Thaçi: Kryeministri shkeli Kushtetutën, qytetarët mos ta shkelin
BKT
Lajme

Thaçi: Kryeministri shkeli Kushtetutën, qytetarët mos ta shkelin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeverianuk mund të mohojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Sipas tij, asnjë institucion nuk ka të drejtë të shkelë Kushtetutën, ndërsa qeveria e Kosovës sot shkeli një mori të pikave të saj. "Ndalimi i lëvizjeve dhe kufizimi mund të bëhen vetëm me gjendje të jashtëzakonshme dhe këtë mund ta shpallë vetëm Kuvendi", ka thënë Thaçi.

Ai ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të mos e zbatojnë vendimin sepse bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës.


MË SHUME NGA Lajme