Haradinaj: Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj vendimin e Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht e ka quajtur shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i tij:
Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit!
Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.
Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë.























