BE-ja kërkon unitet nga institucionet në Kosovë

BE-ja kërkon unitet nga institucionet në Kosovë

Bashkimi Evropian përmes një reagimi thotë se qëndron bashkë me Kosovën dhe fton të gjithë udhëheqësit e institucioneve të punojnë së bashku.

'BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në deklaratën e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë.

Gjatë ditës edhe Shtetet e QUINT-it iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale