Abazi me akuza për LDK-në, ia kujton aktivistët e vrarë
BKT
Lajme

Abazi me akuza për LDK-në, ia kujton aktivistët e vrarë

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka shpërndarë fotografitë e disa prej zyrtarëve të LDK-së të vrarë paslufte duke thënë se që atëherë asnjëra prej tyre nuk është zbardhur.

“Gjithmonë kam shtruar pyetje pse as edhe një rast i vetëm i të vrarëve të LDK për 20 vite nuk është gjetur, as edhe një hetim nuk është bërë. Tani në fakt e kam kuptuar pse dhe në dorë të kujt ka mbetur LDK”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nesër LDK e mbetur i bashkohet Thaçit dhe PDK kundër interesit të vendit dhe për vazhdimin e kapjes së shtetit. Për cilin opsion kanë votuar votuesit? Jo për vazhdimin e kapjes sigurisht!”.


MË SHUME NGA Lajme