Vepra dhe kontributi i Leze Qenës nuk do të harrohen asnjëherë
Sharr Travel

Vepra dhe kontributi i Leze Qenës nuk do të harrohen asnjëherë

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, me rastin e ndarjes nga jeta së Ikonës së skenës kosovare, Leze Qena, ka dërguar telegegram ngushëllimi.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

RTK me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e Ikonës së skenës kosovare, Leze Qena, që njëherit ka qenë e angazhuar në serialin më të popullarizuar në Kosovë, Çka ka shpia që transmetohet në RTK-së.

Vepra dhe kontributi i saj nuk do të harrohen asnjëherë. Ajo ishte dhe do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja në fushën e aktrimit.

Me ketë rast, si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, dhe në emër të punonjësve të RTK-së i shpreh ngushëllime familjes Qena, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Lavdi jetës dhe veprës së saj!

Ngadhnjim Kastrati Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së