14:35 / 25.03.2020
Konjufca: Ju që po derdhni lot krokodili për Osmanin, votoni si sikur ajo
Ministri i jashtëm Glauk Konjufca, i ka thënë deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku, se nëse vërtet e respekton Vjosa Osmanin, mund të votojë sot sic ka kërkuar ajo.
Osmani ka kërkuar që të mos votohet mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë.
“Zonja Bunjaku Rexhepi, nëse vërtet e respektoni zonjën Vjosa Osmani,ju që po derdhni lot krokodili për Osmanin, votoni ashtu qysh ka kërkuar ajo”, ka thënë ai.























