Nagavci: Nuk ka qëndrim e as organizim apo thirrje për protesta nga Lëvizja
BKT
Lajme

Nagavci: Nuk ka qëndrim e as organizim apo thirrje për protesta nga Lëvizja

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se këto orë ka pranuar shumë mesazhe në lidhje me pjesëmarrje në protesta apo organizime në këtë kohë.

Ajo me anë të një postimi në Facebook deklaron se nuk ka qëndrim e as organizim apo thirrje nga Lëvizja për protesta, duke u kërkuar gjithë qytetarëve dhe aktivistëve që t’i zbatojnë masat, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kam pranuar këto orë shumë mesazhe në lidhje me pjesëmarrje në protesta apo organizime në këtë kohë. Nuk ka qëndrim e as organizim apo thirrje nga Lëvizja për protesta.

Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe aktivistëve të zbatojnë masat, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin.

#RriniNëShtëpi.

 


MË SHUME NGA Lajme