Aktorja Leze Qena varroset nesër

Aktorja Leze Qena varroset nesër

Aktorja e njohur kosovare, Leze Qena, nesër do të varroset nga ora 17:00.

Këtë e bëri të ditur Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, para mediave e cila tha se varrimi do të bëhet në varrezat e Prishtinës në Dragodan.