Kurti: Duan të më thyejnë për ta kaluar Marrëveshjen me Serbinë

Kurti: Duan të më thyejnë për ta kaluar Marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po tentohet që ta thyejnë atë për ta kaluar Marrëveshjen me Serbinë.

Ai është drejtuar përsëri deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë që ai drejton.

Ai ka sulmuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin Kurti e shkarkoi ditë më parë nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme. Ishte pikërisht shkarkimi i Veliut që nxiti LDK-në të paraqiste mocionin kundër Qeverisë Kurti.

“E falënderoj Anton Qunin që shtriu dorën e dialogut… Por, e preu shpata e gjatë nga Bradashi”, është shprehur Kurti, duke iu referuar Veliut, teksa ka përmendur fshatin e Podujevës ku ai është lindur.

“Vendimmarrja e LDK’së nuk është në Prishtinë. Është në Prapashticë, është në Bradash”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe vendlindjen e Isa Mustafës.

“Nuk është në këtë sallë, nuk është këtu”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Më tutje Kurti tha se ai po rrëzohet që të dobësohet ose të njolloset por të vazhdojë t’i kryej punët e Kosovës.

Ai gjithashtu e ka thënë se ka një marrëveshje sekrete midis Kosovës dhe Serbisë, por nuk e di se cila është ajo.

“Deputeti Tasholli e tha interesant, edhe kur bie qeveria dha qeveri në detyrë është. Pra ti je kryeministër, ti na i bën punët, por ne po të rrëzojmë njëherë e ti vazhdo. Kjo në njëfarë mënyre tregon një lloj të vërtete të kësaj seance. Qëllimi është që kjo qeveri që ka këtë aurë kaq të mirë dhe këtë mbështetje duhet të cenohet, duhet të goditet, duhet të njolloset, duhet t’i zbresë fuqia dhe legjitimiteti. Pra ne do të vazhdojmë me detyra, por jo me atë fuqi. Ky është kuptimi i seancës së mosbesimit. Nuk është për me kry punë dikush tjetër. Mirëpo, duhet t’iu dobësojmë, duhet t’iu vyshkim. Më tej, marrëveshja sekrete ta publikoj unë, po a mendoni se po ta kisha do të kisha mbajtur të fshehtë. Marrëveshjen nuk e kam sepse ajo është sekrete. Ama ka marrëveshje. Dhe ajo marrëveshje është motorri edhe i asaj seance.”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu ka thënë se ai përfaqëson interesat e Kosovës dhe nuk mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

“Unë besoj që në këtë rrethanë me trysni të madhe e politika afatshkurta ku jemi më shumë mënyrë se qëllim po e them është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë ku është marrëveshja e gatshme e nëse ti nuk pajtohesh duhet të dalësh kundër, atëherë dëmtohen marrëveshjen me SHBA-të. Ata nuk mund ta nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua njëherë, sepse jam qe dy palë zgjedhje njeriu më i votuar. Prandaj nuk është bërë marrëveshja në shtëpi të bardhë. Po Vuçiqi i thotë Thaçit pa m kallxu që ti je bosi nuk mund të nënshkruajmë. Ky është konteksti bukur i thjeshtë.”, tha Kurti. 


MË SHUME NGA Aktuale