Mustafa: Ministrat e LDK-së, në detyrë deri sa të zgjedhet qeveria e re

Mustafa: Ministrat e LDK-së, në detyrë deri sa të zgjedhet qeveria e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Postimi i plotë:

 Në kohën  kur po ballafaqohemi me Pandeminë  e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. 

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion  votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti,  se  a do të vazhdoj të punoj me ta  gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM


MË SHUME NGA Aktuale