Festivalet muzikore dorëzohen para COVID-19

Festivalet muzikore dorëzohen para COVID-19

Pas lojërave olimpike, kampionatit evropian apo festivalit të kanës, njëri pas tjetrit po dorëzohen para Covid 19 edhe festivalet muzikore më të rëndësishme në të gjithë botën.

Që nga 'Koacela' e deri tek 'Eurovizioni', njëri pas tjetrit janë detyruar të njoftojnë në rastin më të mirë të mundshëm, shtyrje me javë apo me muaj, dhe në atë më të keq, anulimin e eventit.

Evropa, për momentin duhet të heqë dorë nga Eurovizioni, që do të hapte dyert nga 12 në 16 maj në Roterdam. Por për këtë, nuk ka asnjë mundësi shtyrjeje dhe kalohet direkt tek edicioni i 2021. Për Shqipërinë, në këtë festival, do të garonte Arilena Ara, me këngën “shaj”.

Coachella, festivali i muzikës Ultra dhe SVSW në Shtetet e Bashkuara, festivali i Glastonburyt në Britaninë e Madhe dhe eurovizioni i këtij viti në Roterdam, janë viktimat e para të pandemisë. 

Glastonbury, shënonte sivjet gjysmë shekulli që nga lindja e tij dhe ishte paralajmëruar një nga festivalet më të mëdha të zhvilluar ndonjëherë. Në të do të merrnin pjesë Taylor Swift, Kendrick Lamar, Paul McCartney e Diana Ross. Ndërsa Coachella, një prej takimeve më të shumëpritura dhe të adhuruara të muzikës alternative dhe elektronike, ka tentuar të kufizojë dëmet duke e shtyrë eventin në vjeshtë.


MË SHUME NGA Kulturë