`Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne`

`Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne`

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi i ka dhënë lamtumirën e fundit aktores Leze Qena e cila vdiq dje në moshën 85 vjeçare.

Varrimi i aktores është bërë në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.

Ministrja Dumoshi ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në varrimin e Leze Qenës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar fjalë prekëse për aktoren:  Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne.

Lamtumirë, Leze Qena!


MË SHUME NGA Kulturë