19:24 / 26.03.2020
Kuka: Do të kthehemi më të fortë
Trajneri që i ka sjellur suksese të jashtëzakonshme Kosovës në sportin e xhudos, Driton Kuka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kuka ka lënë të kuptohet se mezi pret të lirohet nga vetë-izolimi, nga ku janë futur pothuajse të gjithë qytetarët e Kosovës nga pandemia koronavirus.
“Duke synuar më shumë momente si ky… Ne do të kthehemi më të fortë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.























