VV-ja i drejtohet Kushtueses për thirrjen e presidentit për rezistencë
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit Hashim Thaçi të datës 23 mars për mosrespektimin e vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci tha se nuk është hera e parë që Thaçi bën thirrje të tilla që bien ndesh me Kushtetutën,transmeton E.O..
“Sapo e dërguam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit të Kosovës, kur bëri thirrje për rezistencë qytetare, respektivisht për mos zbatim të vendimit të Qeverisë në lidhje me masat emergjente të adresuara për menaxhimin e situatës me Coronavirus”.
“Ndonëse nuk është hera e parë që presidenti bën thirrje të tilla, nxit për mosrespektim të Kushtetutës dhe të ligjeve, kësaj radhe ai bëri një shkelje serioze duke nxitur qytetarët për mos respektimin e aktit më të lartë juridik, andaj edhe është edhe detyrë dhe obligim i joni që si deputetë të Kuvendit që këtë ta adresojmë në Gjykatën Kushtetuese”.























