Pesë festivalet e Edinburgut anulohen për shkak të koronavirusit

Pesë festivalet e Edinburgut anulohen për shkak të koronavirusit

"Fringe Edinburgh" dhe katër festivalet e mëdha kulturore në qytet janë anuluar këtë vit për shkak të shqetësimeve rreth pandemisë COVID-19.

“Edinburgh International Festival and the Fringe”, festivali më i madh në botë i arteve, nuk do të zhvillohet për herë të parë në më shumë se 70 vjet, shkruan BBC.

“The Military Tattoo”, “Edinburgh Art Festival” dhe “Edinburgh International Book Festival” janë anuluar gjithashtu.

Pesë ngjarjet tërheqin audiencën e rreth 4.4 milionë njerëzve çdo gusht.

Më shumë se 25,000 artistë, shkrimtarë dhe interpretues nga 70 vende marrin pjesë në 5,000 ngjarje në kryeqytetin Skocez çdo vit.

Nicola Sturgeon tha se anulimi ishte “zemërthyes, por vendimi i duhur”, kurse sekretarja e kulturës, Fiona Hyslop tha se festivalet do të mungojnë.

“Por, pas marrjes së këtij vendimi të vështirë, të gjithë të përfshirit në festivale, nga stafi tek spektatorët, do të përqëndrohen plotësisht në shtëndetin dhe mirëqenien e tyre”, tha ajo.