“La Casa de Papel 4”, publikohen titujt e episodeve të reja

“La Casa de Papel 4”, publikohen titujt e episodeve të reja

Pritjes po i vjen fundi, sezoni i katërt i serialit të famshëm La Casa de Papel pritet që të transmetohet nesër në Netflix.

Sezoni i katërt do t’i ketë 8 episoda dhe që të gjitha do të publikohen menjëherë.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e La Casa de Papel janë bër të ditur edhe titujt e 8 episodave. Episodi i parë titullohet ‘Loja mbaroi’, ndërkaq i fundit është ‘Plani i Parisit’.

Tri sezonet e para kanë qenë mjaft të suksesshme dhe të pëlqyer për publikun, me aktorët që mbajnë emrat e kryeqyteteve.

Në Kosovë adhuruesit e këtij seriali do të mund ta shohin atë në Netflix, pra këtë të premte, më 3 prill, nga ora 09:00.