Napoli e do Cavanin, gati super-oferta
BKT
Sport

Napoli e do Cavanin, gati super-oferta

Napoli ka rikthyer interesimin e tyre për sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavanin.

Sipas mediave italiane, “napolitanët” do t’i ofrojnë lojtarit 7 milionë euro në sezone.

Kontrata e yllit uruguaian tek PSG-ja skadon në fund të këtij sezoni, dhe tashmë janë një numër i madh i skuadrave evropiane që duan ta bëjnë të vetin Cavanin.

Atletico Madrid, Boca Juniors dhe Inter Miami janë klubet e interesuara për reprezentuesin e Urugait.