16:56 / 03.04.2020
James në Arsenal?
Real Madrid dhe James Rodriguez duket se shumë shpejtë do të ‘divorcohen’.
Sipas mediave spanjolle, ylli kolumbian gjatë kësaj verë, do të largohet nga Madridi.
James, i cili nuk ka pasur hapësirë të madhe në skuadrën e Zinedine Zidane, do të nis një aventure të re në futbollin evropian.
Premier League raportohet se do të jetë e ardhmja e ish-lojtarit të Bayern Munich.
James kërkohet nga klubi i madh anglez, Arsenal, madje, thuhet se marrëveshja mes dy palëve në parim është arritur.
“James do të kaloj te Arsenali”, shkruajnë mediat iberike.























