Bahtiri i kërkon Qeverisë ta vendos në karantinë Mitrovicën Veriore
BKT
Lajme

Bahtiri i kërkon Qeverisë ta vendos në karantinë Mitrovicën Veriore

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, pak minuta më parë ka thënë në televizionin  Klan Kosova që i ka kërkuar qeverisë që ta fut në karantinë pjesën veriore të Mitrovicë.

Kjo kërkesë e tij bëhet  pas rasteve të vdekjeve që kanë ndodhur në pjesën veriore ditëve të fundit, si pasoj e Covid-19.

Ai thotë se deri më tani qyteti i tij nuk ka asnjë të infektuar në këtë qytetet, për çka është i kënaqur.

Bahtiri tutje ka prezantuar një kabinë dezinfektuese në të cilët, çdo qytetar i Mitrovicës do të ketë mundësinë të dezinfektohet, e që sic ka thënë ai, është dhuratë nga djemtë e tij që punojnë në Holandë.


MË SHUME NGA Lajme