08:26 / 04.04.2020
Moti në fundjavë, i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.
Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.
“Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryn erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.























