07:36 / 05.04.2020
Sot lirohen 95 të karantinuarit që rezultuan negativë
95 persona do të lirohen nga karantina në konvikte pasi dolën negativë në testin për koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur infektologu, Izet Sadiku, i cili tha se ky është grupi i tretë që po testohen.
“Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!”, ka shkruar ai.
Nga sot ky grup do të lirohet për në shtëpi.























