AAK: Qeveria në detyrë të ndaj për secilit qytetarë nga 100 euro
Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se masat ekonomike të marra nga Qeveri në detyrë, janë të pamjaftueshme dhe ka kërkuar që secilit qytetarë t’i ndahen nga 100 euro.
Në një konferencë për medie ku ka folur për rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit, AAK-ja ka propozuar që qytetarëve t’iu ndahen nga 100 euro për secilin.
“Ne si AAK propozojmë që të ndahen si mbështetje e menjëhershëm për secilin qytetarë të ndahen nga 100 euro. Mbështetja do të shpërndahej bazuar në ekstraktet familjare në secilën komunë. Nga ekstraktet nxirren saktë numri i familjeve dhe anëtarëve të tyre rezident në Kosovë dhe kështu mbështesim drejtëpërdejt secilën familje sipas numrit të anëtarëve pa dallim në tejkalim të kësaj pandemie”, tha ai.
“Tashmë jemi të vetëdijshëm se krizën ekonomike e kemi në derë dhe pasojat do të jenë edhe me rë rënda nëse reagimi nuk do të jetë i fuqishëm. Masat e propozuara nga Qeveria nuk mjaftojnë dhe implementimi po shkon shumë ngadalë dhe është i ngarkuar me procedura dhe paqartësi që më shumë do të shkaktojë vonesa e që do të ndikojë në rritjen e pasigurisë ekonomike. Në këto masa nuk janë përfshirë edhe shumë kategori, si punëtorët pa kontrata, ekonomitë e vogla familjare e të vetëpunësuari e paregjistruar, nënat vetë ushqësuese që varen nga alimentacioni, familjet që jetojnë nga remitencat etj”, ka thënë Abrashi, transmeton E.O..
Sipas tij vlera ë kësaj përllogaritje do të ishte 170 milionë euro dhe këto mjetë duhet të sigurohen sa më shpejtë.























