Hoxhaj: Lëvizja Perandorake Ruse, mjet për ta destabilizuar Ballkanin

Hoxhaj: Lëvizja Perandorake Ruse, mjet për ta destabilizuar Ballkanin

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Shtetet e Bashkuara zyrtarisht e futën në listë me Shtetin Islamik edhe Lëvizjen Perandorake Ruse, si një grup terrorist. 

Hoxhaj, në shkrimin e tij ka thënë se ky grup terrorist u përfshi edhe në grusht shtetin në Malin e Zi. 

Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, kjo Lëvizje është një mjet rus për të destabilizuar Ballkanin dhe Evropën.

“Shtetet e Bashkuara zyrtarisht e futën në listë me Shtetin Islamik edhe Lëvizjen Perandorake Ruse, si një grup terrorist. Ky grup terrorist që u përfshi edhe në grusht shtetin në Malin e Zi, është një mjet rus për të destabilizuar Ballkanin dhe Evropën”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, derisa ka shpërndarë një link të Foreign Policy, ku thuhet se qeveria amerikane ka shpallë këtë lëvizje grup terrorist.


MË SHUME NGA Aktuale