Deputeti i Vetëvendosjes: Duhet të shkarkohet edhe menaxhmenti i KEK-ut

Deputeti i Vetëvendosjes: Duhet të shkarkohet edhe menaxhmenti i KEK-ut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se njësoj si edhe me bordet tjera, duhet të veprohet edhe me atë të KEK-ut.

“Besoj që edhe në KEK duhet të veprohet sikurse me ujësjellësin, infrakosin, telekomin duke shkarkuar menaxhmentin për shkak keqpërdorimeve që kanë ndodhur vite me radhë”, ka shkruar Bajqinovci.

Në vazhdën e shkarkimeve, sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka bërë të ditur se drejtori ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” është liruar nga detyra dhe është kthyer në pozitën e mëhershme si drejtor për konsumatorë.


MË SHUME NGA Aktuale