Kryeshefi i Ujesjellësit raportohet si kuadër i Vetëvendosjes, VV mohon

Kryeshefi i Ujesjellësit raportohet si kuadër i Vetëvendosjes, VV mohon

I emëruari në krye të ujësjellësit rajonal të Prishtinës është Sokol Xhafa, i cili në në profilin e tij në Facebook ka fotografi nga mbledhjet e partisë së Vetëvendosjes.

Bordi i përkohshëm i Ujësjellësit rajonal të Prishtinës, që është emëruar disa ditë më parë, e ka shkarkuar një pjesë të menaxhmentit të kësaj ndërrmarrjeje publike.

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar për Gazetën Express se ushtrues detyre i Shefit Ekzekutiv është emëruar Sokol Xhafa.

Xhafa në profilin e tij në Facebook ka fotografi në mbledhje të Lëvizjës Vetëvendosje, ndërsa në biografinë e tij thuhet se deri tani ka qenë drejtor teknik në KRU Prishtina.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se shkarkimet në menaxhmntin e KRU Prishtina u bënë për shkak të dhjetëra shkeljeve që, sipas tij, janë gjetur në ndërmarrje.

Por Arlind Manxhuka nga Vetëvendosje e ka mohuar këtë. 

"Lajmi tendencioz i publikuar në portale..., është krejtësisht i pavërtetë. z. Sokol Xhafa dhe të tjerë që shihen në foto janë pjesëmarrëssi përfaqësues të institucioneve që merren me burimet ujore, tryezë kjo si qindra tryezat tona të organizuara në Kuvendin e Republikës së Kososvës në legjislaturën e kaluar.

Mediat që me nguti nxjerrin lajme të tilla as pa konsultuar asnjë zyrtarë të subjektit nuk kanë qëllim tjetër pos të nxjerrin lajme të rreme duke tentuar të krijojnë një situatë të rreme.

Më poshtë gjeni linqet e tryezës sonë me temën: ''Mbrojtja e resurseve ujore''. Aty shihni fotografinë jo vetëm të Xhafës por edhe dhtra profesionistëve të kësaj lëmie që nuk kanë të bëjnë ë subjektin tonë", ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Aktuale