Molliqaj: Kurti s`ka të ndalur, shfrytëzimi i rastit të Hajdarit jonjerëzor

Molliqaj: Kurti s`ka të ndalur, shfrytëzimi i rastit të Hajdarit jonjerëzor

Fushata e Kurtit ‘kapje në emër të çkapjes’ nuk ka të ndalur, ka thënë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në në Ujësjellësin ‘Prishtina’. 

Molliqaj e përshkruan jonjerëzore situatën kur ministres Rozeta Hajdari i ka vdekur babai, kurse një rast i tillë përmendet për të thënë se njerëzit e Vetëvendosjes janë më ndryshe. 

Reagimi i plotë:

Fushata e Kurtit ‘kapje në emër të çkapjes’ nuk ka të ndalur. Sot e paska emëruar edhe një anëtar tjetër nga VV si Kryeshef Ekzekutiv në Ujësjellësin ‘Prishtina’. Njerëzit, me të drejtë janë të lodhur deri në rropatje nga keqqeverisja e keqpërdorimet. Por, qeveria në ikje, perspektivë zhvillimore nuk iu ka dhëne, mjafton ta shihni programin për këtë. Por, po iu jep hakmarrje me lugë. Pak nga pak.

Në konferencën e sotme Kurti fjalëpërfjalfshëm e ka konfirmuar kritikën tonë. Ai na tha se ekspertët e pavarur nuk po guxojnë ta luftojnë korrupsionin, prandaj duhet të vijnë nga VV ose të jenë mbështetës. Sepse Partia ta jep guximin, dijen e moralin.

Secila kapje në emër të çkapjes ka rezultuar ne regjime edhe më të dhunshme. Historia është plot me raste të tilla, nga Lindja në Perendim. Në komunikatën e fundit kemi thënë: ‘kjo që po e shohim tani është përsëritje e vagullt e përvojave të shekullit të kaluar. Kapja në emër të çkapjes, është në logjiken e njejtë me diktaturën e partisë kundër shfrytëzimit dhe diktatit të kapitalit’. Përkohësisht, na tha, përkohësisht. Kjo përkohësi nuk është kryer kurrë. Sepse telosi historik arsyeton gjithçka në emër të qëllimit të madh në fund. Gjithmonë, duke pretenduar se kemi qasje në fatet e historisë. Përkohësia e tyre është e përhershme sepse në fund s’do të jemi asnjëherë, sepse historia s’ka fund.

Gjesti i sotëm i Kurtit me ministren Hajdari sot është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe populizëm që tejkalon çdo limit. Ështe jo njerëzor. Rasti i vdekjes së babait duhet të ishte pushim për të. Por, Kurti dëshiron të na thotë se këta të VV-së janë të ndërtuar nga një material tjetër, se nuk janë njerëz si të tjerët: nuk qajnë, nuk mërziten, nuk frikësohen as nuk lodhen. Ky është përshkrimi bolshevik i njerëzve në luftë të vazhdueshme.


MË SHUME NGA Aktuale