Veriun e karantinuan strukturat paralele, Behramaj nxjerr dokumentin

Veriun e karantinuan strukturat paralele, Behramaj nxjerr dokumentin

Qeveria Kurti edhe zyrtarisht është demantuar se nuk i ka vendosur rregullat dhe nuk ka marrë vendim për karantinimin e komunave në Veri të Kosovës.

Strukturat paralele që akoma shtrijnë veprimtarinë e tyre në Veri dhe kontrollojnë serbët atje me urdhër të Beogradit zyrtar dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic, kanë marrë vendim për futjen e asaj pjese në Veri.

Këtë e ka dëshmuar me anë të publikimit të një Dokumenti këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ku ka publikuar një vendim të strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thuhet së ata kanë marrë masa rreth parandalimit të përhapjes së koronavirusit, duke respektuar vendimet e qeverisë së Serbisë.

Behramaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta publikojë vendimin për futjen në karantinë të dy komunave veriore, shkruan Gazeta Metro.

Postimi i plotë i Behramajt dhe DOKUMENTI i strukturave paralele:

Shumë pamje e keqe për ta publikuar, por gënjeshtrat e kësaj Qeverie fatkeqësisht nuk mund t’i demantojmë privatisht, kur kryeministri dhe ministrat e tij i bëjnë ato publikisht.

Ky është vendimi i 1 prillit i strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thotë se masat i kanë marrë në përputhje me vendimet e Qeverisë së Serbisë. Ndërsa, kjo është konferenca e 3 prillit kur e kanë shpallur karantinimin e Mitrovicës dhe Zveçanit: https://kossev.info/north-mitrovica-and-zvecan-municipalit…/

Vendimi i Qeverisë së Kosovës apo konferenca e saj, fatkeqësisht mungojnë. Nëse ekziston vendimi, jo ajo letra e fshehur e Sveçles mbrëmë, le ta publikojnë!.


MË SHUME NGA Aktuale