Në vend të Eurovisionit mbahet “Europe Shine a Light”, e ftuar edhe Arilena

Në vend të Eurovisionit mbahet “Europe Shine a Light”, e ftuar edhe Arilena

Festivali evropian i këngës “Eurovision” nuk do ta mbaj garën këtë vit pas 64 vitesh me radhë, pasi u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por,  në vend të saj do të organizoj koncerti “Europe Shine a Light” i cili është planifikuar të mbahet me 16 maj, datë kjo kur mbahet çdo vit finalja e “Eurovision”.

Për të marrë pjesë në “Europe Shine a Light” janë të ftuar të marrin pjesë të gjitha shtet pjesëmarrëse të “Evrovizion”, por asnjë shtet nuk është i obliguar të jetë pjesë e tij, prandaj këtë vit zgjedhja është e lirë dhe secili vendos merr vendimin në bazë të situatës në të cilën gjendet vendi.

Në mesin e shteteve që janë ftuar të marrin pjesë është edhe Shqipëria që përfaqësohet nga Arilena Ara.

Ndërkohë, këngëtarja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë rreth anulimit të festivalit dhe as të pjesëmarrjes në koncertin “Europe Shine a Light”.