Raka: Seanca e jashtëzakonshme të mbahet online, jo më gjatë se 30 minuta
BKT
Lajme

Raka: Seanca e jashtëzakonshme të mbahet online, jo më gjatë se 30 minuta

Mikrobiologu Lul Raka, në një prononcim për portalin ‘FrontOnline” ka folur për seancën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila pritet të mbahet ditën e martë. Raka tha se kjo seancë duhet të mbahet online.

“Seanca të mbahet, por le të mbahet online” ka thënë shkurt  Raka për Front Online.

Ai tha se para mbajtjes së seancës të testohen të gjithë  dhe se seanca mos të zgjatë më shumë se 30 minuta.

“Le të testohen të gjithë, bashkë me administrata dhe pastaj me maska e doreza të kryejnë seancën për 30 minuta e jo 12 orë”, deklaroi ai për Front Online.

Partia Demokratike e Kosovës, (PDK), përmes një konference për medie ka bërë të ditur se i ka mbledhur 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme për të propozuar Pako Emergjente lidhur me situatën e krijuar pas shfaqjes së Coronavirusit./Front Online/


MË SHUME NGA Lajme