17:32 / 09.04.2020
Chelsea gati kontratën e re për Giroud
Ndonëse nga muaji janar është i lidhur me largimin nga Chelsea, megjithatë, sulmuesi francez Olivier Giroud duket së do të qëndrojë në Londër.
Sipas mediave britanike, Chelsea ka filluar bisedimet me Giroud për një kontratë të re.
33-vjeçari mbaron kontratën me “Blutë” e Londrës më 30 qershor, megjithatë, e ardhmja e tij pritet të jetë sërish tek Chelsea.
Giroud është duke u kërkuar nga disa klube evropiane, por siç raportojnë mediat në ishull, “Chelsea ka përgatitur kontratën e re për sulmuesin francez”.























