MPBAP me apel për parandalimin e zjarr vënies

MPBAP me apel për parandalimin e zjarr vënies

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës ka bërë apel për parandalimin e zjarr-vënies.

Kjo ministri thekson se zjarr-vëniet e qëllimshme si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të MPB-së:

Të nderuar qytetarë, jemi duke hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit.

Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

Njësinë  profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

Policinë e Kosovës, në numër të telefonit   192,

Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit   194

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë

ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA,  SI  DHE  ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.