18:23 / 11.04.2020
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje direkte do të jetë Artur Krasniqi
pastor në kishën ungjillore protestante, i cili fletë rreth festës së Pashkëve.
Po ashtu në një lidhje direkte nga New Yoruk do të jetë Edon Molla-këngëtar, i cili fletë për pandemin e coronavirusit.
Ndërsa mysafir do të jetë Fatos Hoxha, këngëtar, fletë rreth videoklipit të ri.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























