​79 raste të reja me koronavirus- shkon në 362 totali në Kosovë
BKT
Lajme

​79 raste të reja me koronavirus- shkon në 362 totali në Kosovë

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, prej tyre pozitivë kanë dalë 79 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tridhjetë e pesë prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë raste, Greme tetë raste, Mirash shtatë raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy, Neredime një dhe Manastirc një rast, 16 raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë Prizren dhe gjashtë Skorobisht, Han të Elezit gjashtë raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër raste, Pozharan dy raste, nga komuna e Gjilanit tri raste (sipas vendbanimit dy raste Gjilan dhe një rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy raste (sipas vendbanimit: Malishevë një rast dhe Banjë një r ast), nga komuna e Vushtrrisë dy raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një rast dhe Pestovë një rast, dhe me nga një rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.

Sot më 12 prill 2020, është shëruar edhe një pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.

Nga data 08 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 362 me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri m ë sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 12.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 29.042 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 6.976, Vërmicë 8.671, Jarinje 2.521, Dheu i Bardhë 1.339, Hani i Elezit 5.673, Kullë 1.814, Qafë Morinë 47, Bërnjak 728, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.838.297 raste të COVID-19 dhe 113.329 raste të vdekjes.


MË SHUME NGA Lajme