00:19 / 14.04.2020
Mustafa: Po vjen era diktaturë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa reagoi para pak minutash duke komentuar vendimin e ushtruesit të detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeçla.
Sipas tij, fakti që ministri ka marrë vendim që i lejon deputetët për të shkuar në seancë do të thotë se nëse ai nuk lejon përfaqsuesit e popullit nuk mund të shkojnë.
Lexojeni postimin e plotë të kryetarit të LDK-së:
Edhe kjo ndodhë! Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend. Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend! Kësaj i vjen era diktaturë!























