A do të jetë Haaland pasues i Benzemas te Reali?
BKT
Sport

A do të jetë Haaland pasues i Benzemas te Reali?

Sulmuesi francez Karim Benzema dhe Real Madridi, raportohet se do të ndajnë rrugët gjatë kësaj verë.

Koha e francezit tek gjiganti spanjoll, duket së po i vjen fundi. Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” tashmë janë duke menduar për pasuesin e Benzemas.

Ylli i Borussia Dortmundit, Erlind Haaland thuhet se është në krye të listës së madrilenëve për të zëvendësuar Benzeman, edhe pse Zinedine Zidane akoma beson tek francezi.

Benzema, i cili me Realin ka kontratë deri në vitin 2020, tani është 32 vjeç, por ka një fizik të lartë dhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Madrid deri në fund të kontratës së tij, transmeton Scanner.

Megjithatë, skuadra “merenguese” synon që talentin norvegjez, Haaland të sjellë në “Bernabeu”, i cili sipas drejtueseve të Realit është lojtar adekuat për të qenë pasues i Zidanes.