Nëna e Rashicës me rrëfim nga lufta: Miloti më ra nga duart në ujë
BKT
Sport

Nëna e Rashicës me rrëfim nga lufta: Miloti më ra nga duart në ujë

Ylli i Kosovës, Milot Rashica vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes pasi po kërkohet nga klube të mëdha evropiane.

Ish-klubi i tij, Vitesse sot ka publikuar një dokumentar për Milotin, ku nëna e tij ka rrëfyer një ngjarje të dhimbshme nga lufta.

Ajo ka treguar se si i kishte rënë Miloti nga duart në ujë gjatë kohës së luftës.

“Miloti ka qenë 2 vjeçar dhe ka pas shumë frikë prej luftës, edhe kur kem shku në katund nalt ka pas rekë edhe Miloti më ka ra prej duarve në ujë. Ka qenë shumë vështirë pasi Miloti ka qajtë shumë,” ka thënë nëna e Rashicës në dokumentarin që u publikua sot nga klubi i Vitesses.