Dyshime për mbajtjen e Oktoberfestit këtë vit
BKT
Kulturë

Dyshime për mbajtjen e Oktoberfestit këtë vit

Oktoberfesti është një prej ngjarjeve më të famshme në traditën gjermane – një festival i birrës që merr vëmendjen e shumë turistëve nga e gjithë bota.

Ndonëse muaji tetor duket se është larg, kryetari i rajonit të Bavarisë ka thënë se festivali në fjalë mund të anulohet këtë vit.

“Unë dyshoj shumë dhe fare pak mund ta imagjinoj zhvillimin e ndonjë ngjarjeje me ato përmasa”, ka thënë Markus Söder para gazetarëve, transmeton REL.

Paralajmërimi tij ka ardhur pasi Gjermania ka regjistruar të enjten 2,900 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 315 vdekje tjera në 24 orët e fundit.

Në gjithë Gjermaninë aktualisht janë regjistruar më shumë se 130,000 raste të të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndonëse më shumë se gjysma e tyre tashmë janë shëruar.


MË SHUME NGA Kulturë