Roussaud: Në verë Neymar bashkohet me Messin
Neymar do t’i bashkohet së shpejti Lionel Messit. Është i bindur për këtë lëvizje ish-zv.presidenti i Barcelonës (i dorëhequr), Emili Rousaud, që konsiderohet një nga kundërshtarët më të fortë të presidentit aktual të “blaugranave”, Bartomeu.
“Mendoj se është e mundur që Neymar të kthehet te Barça gjatë verës. Nuk më duket aspak e pamundur. Situata e krijuar nga Koronavirusi? Kam një parandjenjë që pandemia do të çojë në deflacion, sa i përket çmimit të lojtarëve, gjë që është e mirë për blerësit, por e keqe për shitësit. Ne do të duhet të shohim se si do të ribalancohen të gjithë këta faktorë”.
Të Barça nuk përflitet vetëm rikthimi i mundshëm i Neymarit, por edhe zgjatja e kontratës së Lionel Messit.
“Mendoj se Messi dhe Barcelona do të arrijnë një marrëveshje për rinovimin, – tha Rousaud për “ESPN Deportes”. – Për të arritur një marrëveshje, të dyja palët duhet të bëjnë një lloj lëshimi. Personalisht, do të befasohesha nëse kjo histori e bukur nuk do të vazhdonte më gjatë.”
Rousaud u largua së fundmi nga Barça në mënyrë të diskutueshme, duke dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij, gati të nisë një luftë ligjore me presidentin Josep Maria Bartomeu. Ndër pretendimet e tij, Rousaud ka thënë se “korrupsioni është i dukshëm” te Barcelona dhe se dikush “kishte ftur duart në thesarin e klubit”.























