Mustafa: Për shërimin tim s’i kam pyetur ata që më gjuajtën me molotov
BKT
Lajme

Mustafa: Për shërimin tim s’i kam pyetur ata që më gjuajtën me molotov

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se deklaratat e mbrëmshme të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, janë kulmi i idiotësisë individuale e kolektive.

“Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotsjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore”.

“Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre”.


MË SHUME NGA Lajme