Fajon për masat e reja: Duhet të jenë në linjë me të drejtat themelore
BKT
Lajme

Fajon për masat e reja: Duhet të jenë në linjë me të drejtat themelore

Deputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia.

Fajon tha se i përkrah masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Eurodeputetja shtoi se masa reja duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe në pajtim me të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Sapo fola me ministrin kosovar të Shëndetësisë, Arben Vitia. Unë përkrah fuqishëm përpjekjet e tij kundër pandemisë Covid 19. Për ta evituar sëmundjen, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ne u pajtuam që të gjithë masat duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore “.

Qeveria në detyrë ka ndërmarr masa të reja duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve në 90 minuta gjatë ditës.

Lëvizja e tyre bëhet në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit.


MË SHUME NGA Lajme