Haradinaj: Kur është fjala për nënat tona shqiptare, të gjithë jemi një
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka dalë në mbrojtje të Fitore Pacollit nga Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se nuk beson se ajo ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën e tij.
Në një postim në Facebook, Daut Haradinaj thotë se nuk beson se Fitore Pacolli e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaratën e saj në televizion, aq më pak kur nëna Rukë është shëruar në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.
Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaratën e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri. Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një.























