19:22 / 17.04.2020
PSG-ja e gjënë zëvendësuesin e Cavanit në Angli
Kampionia aktuale e Francës, PSG-ja po përgatitet për largimin e Edinson Cavanit.
Klubi francez ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e tij, teksa emri i fundit që i është shtuar listës së dëshirave është Sergio Aguero.
Sipas portalit “Todofichajes”, ekipi parisien po mendon për sulmuesin e Cityit, i cili është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2021 me “qytetarët”, por këtë sezon nuk është aktivizuar shumë në formacionin bazë.
31-vjeçari po mendon për një aventurë të re në kryeqytetin francez, atje ku mund ta ketë më të thjeshtë gjetjen e golave.
Argjentinasi mund të jetë një rast i mirë në merkato, teksa çmimi i tij nuk vlerësohet i lart.























