Gjoshi: Serbia derë e hapur për Kurtin, raporti me Shqipërinë në pikën zero
Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, Serbia ka mbetur dera e vetme e hapur për Albin Kurtin.
Sipas tij, raportet me Shqipërinë në pikën zero.
Këtë reagim ai e ka bërë pas dërgimit të testeve për Koronavirus nga Serbia.
Postimi i plotë:
SERBIA ËSHTË DERA E VETME E HAPUR PËR ALBIN KURTIN
Janë bërë më shumë se një muaj prej ditës kur Kosova dhe Shqipëria ka shënuar rastin e parë me Covid 19.
Kryeministri “ynë” Albin Kurti që dikur mashtronte qytetarët duke u premtuar Bashkimin Kombëtar, asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për Shqipërinë. Ai nuk ka shfaqur as interesimin më të vogël për gjendjen atje. Komunikimi mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare është në pikën zero.
Nuk imagjinohet dot shpërfillja që Albin Kurti po i bën Shqipërisë dhe gjendjes atje.
Kush do ta besonte që Serbia do të ishte dera e vetme e hapur për Albin Kurti në këto kohë të vështira? Unë personalisht nuk e kisha imagjimuar asnjëherë.
Pasi që gënjyen për numrin e testeve që kanë në dispozicion, para pak momentesh Ministria e Shëndetësisë paska konfirmuar se do të pranojnë nga Serbia 1 000 teste për koronavirus.
Fatkeqsisht kjo Qeveri ka mungesë totale të informacionit dhe ne akoma nuk e dijmë nëse këto teste janë të dedikuara vetëm për komunat me shumicë serbe apo mund të përdoren nga IKShP-ja kurdo që i duhen.
Megjithkëtë, kjo nuk është çështja thelbësore.
Është shqetësuese ta dijmë se pse po bashkëpunojnë kaq lehtë Albin Kurti dhe Qeveria e Serbisë? Ne nuk e dijmë pse po ndodhë ky bashkëpunim kur Albin Kurti të gjithë fjalorin publik politik e ka pasur të mbushur kundër shtetit të Serbisë.
Ky nuk është shqetësimi i vetëm.
Shqetësimi tjetër është se Serbia ka mbetur dera e vetme e hapur për një kryeministër të Kosovës.























