Dumoshi uron Ditën Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve (VIDEO)
Sot më 18 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve. Për arsye të pandemisë, Ministria e Kulturës, thotë se shumë aktivitete që ishin planifikuar për ta shënuar këtë ditë, e që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë, janë pezulluar.
Megjithatë, MKRS-ja për mos ta harruar shënimin e kësaj dite, ka përgatitur një video-mesazh përmes të cilit Ministrja Vlora Dumoshi iu adresohet me këtë ditë të rëndësishme për fushën e trashëgimisë kulturore.
Sipas MKRS-së, kanë përgatitur një 3D model të restituimit të Parkut Arkeologjik Ulpiana. Ky model është mbështetur financiarisht nga organizata UNDP në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me urimin që situata me të cilën po kalojmë në Kosovë dhe me të cilën po përballet i tërë globi, të kalojë sa më parë, në të nj ëjtën kohë MKRS ju bën thirrje që të kujdesemi më tepër për ata që i kemi përreth, të rrisim përgjegjësitë tona për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Video mesazhi i ministres Dumoshi:
https://www.youtube.com/watch?v=7R2LiKCFK2Y
Video restiutimi i 3d modelit të Ulpianës:























