12:27 / 19.04.2020
Draxler në “radarin” e PSG-së
Arsenal është duke u interesuar për mesfushorin e PSG-së, Julian Draxler.
Gjermani nuk ka arritur këtë sezon të jetë në formacionin e parë duke bërë vetëm 19 paraqitje.
Lëndimi në fillim të sezonit ka bërë që të jetë në stol, ndërsa me pas nuk ka arritur të hyjë në formacionin startues.
“Topçinjtë” janë duke u munduar të gjejnë pasuesin e duhur të Mesut Ozil dhe Draxler i prinë listës.
Thuhet se Draxler mund të pranojë këtë transferim, por në këmbim kërkon që pagesa e tij prej 120 mijë euro në javë të mos ndryshohet dhe që Arsenal të jetë në Ligën e Kampionëve.























