Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur për gjendjen me Covid-19 në Danimarkë i ftuar do të jetë Adnan Aliti, gazetar, përkthyes zyrtar.

Për të diskutuar rreth ndihmës juridike falas-online, e ftuar do të jetë Anita Alaj  Kalanderi, drejtoreshë e Agjencisë për Ndihmë  Juridike Falas

Poashtu, i ftuar do të jetë Abdülhadi Krasniç, kryetar i komunës së Mamushës, i cili do të flas për mobilizimin e komunës për menaxhimine pandemisë.

Ndërkaq për të folur për situatën me Covid-19 në Preshevë, i ftuar do të jetë Armend Aliu, Nënkryetar i komunës së Preshevës.

Profesori Universitar, Resul Sinani ka botuar dy libra online, për të folur rreth publikimeve në kohë pandemie ai do të jetë mysafiri i radhës.

Lidhje direkte do të ketë nga Ferizaj, nga atje do të kuptojmë se cfarë moti na pret ditëve në vijim, për kto dhe informacione më të hollësishme nga atje do të flas Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme