Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bostoni do të jetë Gani Abazi, ekspert i Shëndetësisë Publike pranë Universitetit të Harvardit, i cili do të flasë për situatën me COVID -19 në ShBA.
Ndërsa Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë në Shëngjin, do të na njoftojë se si mund të rimëkëmbet turizmi pas COVID-19 dhe pasojat e virusit-19 në sektorin e turizmit.
Lindita Arapi nga Deutche Welle, drejtpërdrejt nga Boni, do të flasë për pandeminë COVID-19 në Gjermani.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajit, i cili do të na njoftojë më hollësisht se si po menaxhohet situata me pandeminë.
Jeta Statovci, ekonomiste shëndetësore, do të flasë për analizën për trendin e shpërndarjes së virusit COVID-19.
Kurse Ermal Sadiku, ekspert i teknologjisë, do të na njoftojë më hollësisht për Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























