Kurti në KOSTT, një ditë pas pavarësimit të rrjetit energjetik të vendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesit e KOSTT-it. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Në këtë takim është diskutuar për funksionimin dhe operimin e sistemit të transmetimit dhe tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
Si dhe rreth procesit të votimit të marrëveshjes se re ndërmjet të KOSTT dhe ENTSO-e, gjithashtu edhe për për përgatitjet e KOSTT-it për operimin e kuadër të Bllokut Rregullues AK.
Kurti pas akimit ka uruar menaxhmentin e KOSTT-it, duke e quajtur arritjen e marrëveshjes lajm të madh për vendin.
“Erdha për të uruar dhe për të përgëzua për suksesin e madh që është arritur dje, por edhe për pavarësinë energjetike të Kosovës”.
“Me bërjen e KOSTT-it me të drejta të barabarta kjo i hap rrugë një intereksioni prej 400 KW me Shqipërinë. 22 operatorë kanë mundësuar që ne të bëhemi të pavarur. Të kalojmë në bllok rregullues me Shqipërinë”.
Drejtori i KOSTT-it, Ilir Shala, ka sqaruar se rrjeti energjetik do të operojë i pavarur nga 15 maji dhe se do të rriten të hyrat, raporton EO.
“Në këtë marrëveshje që pritet të nënshkruhet në ditët në vijim do t’i njihen kufijtë energjetik brenda bllokut rregullues me Shqipërinë”.
“Me 15 maj do të operojmë të pavarur. Të hyrat do të rriten”, tha ai.























